Aktivitet e shumta me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, u përmbyllën me programin final të organizuar nga nxënësit e klasave të dyta.

Ky organizim kishte në vete një laramani pikash, ku nxënësit prezantuan para prindërve kënge, valle, batuta të ndryshme si dhe prezantuan të drejtat e tyre.

Në fjalën e tij drejtori I QSE “Don Bosko” në Prishtinë, Don Izidor Lukic, i cili ju tha fëmijëve se ju jeni e ardhmja e vendit tonë dhe për ta dërguar këtë vend përpara ju duhet të mësoni dhe të korrni rezultate në mësime, sepse vetëm të ditur keni mundësi ta zhvilloni vendin tonë.

Urojmë fëmijët për ditën e tyre dhe “Don Bosko” gjithmonë do t’i promovojë ata dhe do të luftojë në respektimin e të drejtave të tyre.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Shkolla Fillore

Publikuar më: 01/06/2018