Dita e fundit e Javës së Shkencës përfundoi sot me organizimin madhështor të quajtur Dita e Shkencës.

Ngjarje kjo e cila tashmë është bërë traditë në shkollën tonë dhe edicioni i këtij viti ishte i gjashti me radhë, ku pjesëmarrës janë nxënës nga shkollat e mesme të republikës së Kosovës.

Fillimisht fjalë përshëndetëse e pati drejtori i QSE Don Bosko në Prishtinë Don Izidor Lukic, i cili ju uroi mirëseardhje mysafirëve dhe suksese garuesve. Ai po ashtu theksoi që Don Bosko asnjëher nuk do të ndalet se mbështeturi inovacionet dhe punën e të rinjëve.

Këtë vit garuan më shumë së 30 projekte nga shumë shkolla të Kosovës. Ato u seleksionuan nga juria profesionalë dhe në ditën finalë garuan 5 projektet më të mira.

Projektet pjesëmarrëse ishin:

1. Projekti:CSO – Inteligjenca Artificiale, Nxënësi: Butrint Komani, Shkolla: “Don Bosko”  – Prishtine

2. Projekti:Multi Power, Nxënësit: Shqipdon Karaxha, Albion Bytyqi, Gentrit Kastrati, Veton Rrukiqi, Shkolla: “Fehmi Lladrovci”  – Drenas 

3. Projekti:Project Technology, Nxënësit: Amar Beka, Eron Begiqi, Shkolla: “Arkitekt Sinani”  – Mitrovice 

4. Projekti:Logoped, Nxënësit: Diellza Pervetica, Leke Zeqiri, Shkolla: “Don Bosko”  – Prishtine 

5. Projekti:WebSite i Shkolles, Nxënësit: Riad Morina, Lavdim Ajazi, Nektar Januzi,  Shkolla: “Fehmi Lladrovci”  – Drenas  

Te gjitha projektet të cilat u prezantuan kishin në vete inovacion dhe mundësi që ato projekte të gjejnë zbatim në praktikë.

Po ashtu, ky vit u karakterizua e me shpërblime të shumta pëtë cilat i falënderojmë nga zemra sponzorët dhe të cilat do t’i listojmë më poshtë:

Don Bosko ofroi:

– Vendi i parë 400 euro

– Vendi i dytë 250 euro

– Vendi i tretë 150 euro

AAB ofroi:

– Burse 1 vjeçare për 3 vendet e para

UBT ofroi:

– 2 bursa 50%

Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK):

– Vendi i parë trajnim në CCNA ose CCNP 50% varësisht nga niveli i nxënësit

– Për të gjithë finalistet Internet of Everything dhe Cyberscurity

Kolegji Universum:

  • Shpërbleu një grup me 50% bursë per 3 vite studimi (fituesin e zgjedhin vet ata)

Qendra e trajnimit TICK ofroi:

– 50% web design, desktop me java, desktop me c#, dhe ccna për tri vendet e para –  shkolla verore
– 30% web design, desktop me java, desktop me c#, ccna për dy vendet tjera – shkolla verore

Totali i çmimeve 33 mije euro!

Në fund drejtori Shkollës Don Izidor Lukic ofroi edhe bursë shkollore për fituesin e vendit të parë dhe grupin pjesëmarrës me projektin Logoped.

Në fund pas vlerësimit të jurisë fitues dolën projektet si me poshtë:

1. Vendi i parë:Projekti: CSO – Inteligjenca Artificiale, Nxënësi: Butrint Komani, Shkolla: “Don Bosko”  – Prishtine

2. Vendi i dytë: Projekti: Multi Power, Nxënësit: Shqipdon Karaxha, Albion Bytyqi, Gentrit Kastrati, Veton Rrukiqi, Shkolla: “Fehmi Lladrovci”  – Drenas 

3. Vendi i tretë: Projekti: Project Technology, Nxënësit: Amar Beka, Eron Begiqi, Shkolla: “Arkitekt Sinani”  – Mitrovice

Kurse projektit Web Site i Shkollës, Nxënësit: Riad Morina, Lavdim Ajazi, Nektar Januzi,  Shkolla: “Fehmi Lladrovci”  – Drenas  ju dha çmimi nga Kolegji Universum.

Pas përfundimit të prezantimit të projekteve, nxënëset Adea Shatri, Era Ahmeti dhe Erëza Limani argëtuan të pranishmit me zërin e tyre të ëmbël

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për punën dhe kontributin e tyre dhe ne do të takohemi sërish vitin tjetër.


Category: DITA E SHKENCËS , Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 27/04/2018