Sot komandanti i KFOR-it gjeneral Salvatore Cuoci beri një vizitë zyrtare në QSE “Don Bosko” në Prishtinë. Ai u prit nga drejtori i qendrës Don Izidor Lukic, zv. drejtori Don Tomë Mihaj dhe përgjegjësi i shkollës fillore Don Pavlin Zefi.
Qëllimi i vizitës ishte njoftimi më për së afër me ambientin dhe punën e cila zhvillohet ne qendrën tonë. Për të gjitha atë e njoftoi drejtori i qendrës.
Fillimisht ata bën një vizitë nëpër qendër, ku vizituan disa klasë të shkollës së mesme të lartë dhe shkollës fillore. Aty bën një bisedë të shkurtër me nxënës. Pastaj vizituan palestrën dhe shkollën fillore e cila është në ndërtim e sipër.
Pas vizitës nëpër ambientet e qendrës, që të dyja palët zhvilluan një bisedë të frytshme në sallën e mbledhjeve.
Falënderojmë komandën e KFOR-it për vizitat e përhershme që n ai bëjnë.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 10/09/2018