Nr. i Protokollit: 04/2021
Prishtinë. më 19.01.2021
K O N K U R S I JASHTZAKONSHËM
Për vend të lirë pune për vitin shkollor 2020/2021
- Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e matematkës – Part-time (SHMU/SHML) deri më 30.06.2021
Kushtet e punësimit: Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ nr. 10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:
– CV-në e kompletuar,
– Kopje të letërnjoftimit
– Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar),
– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni),
– Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni) ,
– Preferohet njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht).
Formularin për aplikim (shkarko formularin) të plotësuar, mund ta dërgoni përmes E-malit: [email protected].
Afati për konkurim është deri më 22.01.2021.
Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt.
Drejtori,
Don Dominik-Skender Qerimi
Category: Lajmet