Me 16 gusht 2015 në mbarë botën është festuar 200 vjetori i lindjes së Don Boskos. Në mënyrë të veçantë festimet janë përqendruar në vendin e lindjes së Gjon Boskos, në Torino. Para kësaj date një javë rresht i qe kushtuar të rinjve të ardhur nga gjithë bota. Më shumë se 5000 të rinj nga 54 vende të ndryshme të botës kanë përjetuar këtë përvojë feste dhe shpirt familjeje. Në këtë eveniment kaq të veçantë morën pjesë edhe një delegacion i të rinjve nga Qendra Social-Edukative “Don Bosko” e Prishtinës dhe e Gjilanit, të shoqëruar nga Don Pavlin Zefi e Don Dominik Qerimi.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Oratori , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 18/08/2015