Sot ju uruam mirëseardhje nxënësve më të rinj të shkollës sonë, nxënësve të klasës së dhjetë. Ishte një takim i ngrohtë dhe shumë familjar me ta dhe prindërit e tyre.
Ne fjalën e tij, drejtori I QSE “Don Bosko” në Prishtinë, ju dëshiroj mirëseardhje nxënësve të rinj dhe i siguroi ata që në ambientet tona do të ndihen mirë dhe komod sikurse në familjet e tyre. Ai tha që “Don Bosko” është shtëpia e tyre e dytë dhe ashtu do të jetë gjithmonë.
Më pas fjalën e mori zëvendës drejtori Don Tomë Mihaj i cili para nxënësve prezantoi rregulloren e shkollës dhe anët teknike të mbarëvajtjes së procesit arsimor.
Po ashtu në këtë takim I prezantua edhe databaza përmes së cilës prindërit do të kenë një qasje online në llogarinë e fëmijëve të tyre.
Krejt në fund nxënësit dhe prindërit së bashku me kujdestarët e klasa u shpërndanë nëpër klasa për tu njoftuar dhe diskutuar me kujdestarët e tyre.
Ne ju urojmë mirëseardhje nxënësve të rinj duke ju dëshiruar suksese në rrugëtimin e tyre tre vjeçar dhe i sigurojmë ata që “Don Bosko” do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre e dytë
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 31/08/2017