Data 8 Mars njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Në QSE “Don Bosko” kjo ditë u prit me gëzim sepse më të vegjlit e kësaj shkolle u angazhuan në punimin e kartolinave për nënat e tyre.
Prandaj edhe ne si staf i QSE “Don Bosko” – Prishtinë i urojmë të gjitha nënave ditën e gruas duke iu dëshiruar paqë dhe harmoni.

 


Category: Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 08/03/2016