Sot u mbajt takimi me prindër të klasave të XI-ta dhe XII-ta. Takim ky i cili kishte për qëllim njoftimin e prindërve për mbarëvajtjen e procesit mësimor për këtë periudhë kohore.
Fillimisht prindërit u takuan me drejtorin Don Izidor Lukic dhe zëvendësin e tij Don Tomë Mihaj në sallën multimediale. Ata nga drejtori u njoftuan për mbarëvajtjen e deritanishme të procesit mësimor si dhe i kushtoj vëmendje mënyrës së edukimit sipas sistemit gjithëpërfshirës.
Më pastaj prindërit u shpërndanë nëpër klasa së bashku më kujdestarët të cilët i njoftuan ata më hollësisht për suksesin, disiplinën dhe gjerat tjera që lidhen me procesin edukativo arsimor.
Falënderojmë prindërit për interesimin dhe mbështetjen e tyre në procesin edukativo arsimor.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 02/11/2017