Aktivitet e shumta të cilat u organizuan nga Qendra “Don Bosko” në Prishtinë, kulmuan më Festën e Ditës së Shkollës.

Ishte kjo festë e organizuar me finesë nga nxënësit dhe stafi i QSE “Don Bosko”, të cilët kishin përgatitur një program shumë të larmishëm kulturo artistik i cili ngërthente në vete këngë, vallëzim, poezi, dramë, ndarje të mirënjohjeve e shumë e shumë pika të larmishme.

Në fillim kori i shkollës intonuan Himnin Kombëtar, pastaj fjalën përshëndetëse e kishte drejtori i Qendrës Don Izidor Lukic.

Drejtori në fjalën e tij pasi që ju uroj mirëseardhje mysafirëve ai fokusoi fjalimin e tij në edukimin e të rinjve. Edukim ky i cili duhet të fokusohet në BESIM DHE DASHAMIRËSI, ku secili edukator duhet të ketë veshë për të dëgjuar të riun edhe atëherë kur ai nuk mund ta shpreh drejt atë që kërkon.

Pas drejtorit fjalën e kishte zëvendës ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Burbuqe Bakija Deva, e cila uroi festen e shkollës dhe përgëzoi për organizimin e shkëlqyer. Ajo tha që në “Don Bosko” vërtetë e përjetoi një aktivitet i cili pasqyron më së miri Jubileun e 550 vjetorit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Më pas fjalën e kishte përfaqësuesi i ambasadës Italiane, i cili tha se ndihet krenar me atë që sheh sot në këtë festë, ky vërtetë festohet më zemër dhe me origjinalitet.

Pas shumë këngëve, valleve, recitaleve, u shpërndanë edhe mirënjohjet për garat e organizuara në aktivitetet sportive, garën e esesë dhe garën e pikturës.

Fituese e Esesë më të mirë për këtë vit ishte nxënësja Elsa Haziraj nga SHML “Abdyl Frashëri” në Prishtinë.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, stafin dhe nxënësit e shkollës për angazhimin e tyre maksimal.

Mirë u pafshim në festat tjera.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 09/02/2018