Sot, në praninë e afro një mijë shikuesve, klubi ynë arriti fitoren e tretë radhazi në kuadër të e Art Motion Ligës së Parë në basketboll.
Derbi i xhiros së tretë ishte rezervuar për ekipet e Don Boskos dhe Istogut. Të dyja këto ekipe pretendente superligë u ndeshën sot mes vete në palestrën e shkollës sonë.
Ndeshja edhe siç ishte pritur pothuajse gjatë gjithë lojës ishte e barabartë, por që në epërsi ishte gjithmonë ekipi i Don Boskos i udhëhequr nga trajneri i mirënjohur Valentin Spaqi.
Djelmoshat tanë me vetëmohim të pashoq, arritën të luajnë një lojë e cila ishte ndër më të bukurat deri më sot, e madhështinë e saj ja dha publiku vendas.
Më të dalluarit në lojën e sotme ishin: Ermir Gashi me 23 pikë të shënuara, Ilir Hasani 19 pikë dhe Gent Shala me double-double prej 13 pikë e 12 kërcime.
Ekipi ynë aktualisht gjendet në pozitën e dytë pas 3 xhirove me bilanc 3-0
KB Don Bosko 84 – 78 KB Istogu
Category: KLUBI I BASKETBOLLIT , Lajmet Publikuar më: 25/10/2018