Historitë e klubeve të mëdha nisin nga idealet e vogla. I tillë ishte edhe KB “Don Bosko” i cili për qëllim kishte të jetë pikëtakim i të rinjve të Prishtinë ku ata shfaqin talentet e tyre, por ideali i këtij klubi shkoi përtej asaj, deri sa tani është pretendent për superlige, vetëm dy vite nga formimi i tij.

Kjo ide, që fillimisht dukej një ide normale, arriti të marrë formën e saj kur Drejtori, Don Izidor Lukic, dhe trajneri i mirënjohur, Valentin Spaqi, vendosën që KB “Don Bosko” të formohej si klub, i cili do të arrijë t’i formojë talentët e së ardhmës në basketboll.

Don Izidori, me njohuritë e tij të thella për basketbollin dhe profesionalizmi i Spaqit, arritën që këtë klub ta bëjnë ndër klubet më të respektuara në Kosovë.

Fillimisht, sipas rregullave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, klubi ynë garoi në Ligën e Dytë. Këtë ligë Klubi e kaloi pa problem, edhepse ishte viti i parë i formimit të tij. Pas përfundimit të stinorit, klubi ynë tashmë garonte në Ligën e Parë. Sigurisht që kjo ligë ishte më e fortë dhe nevojitej më shumë përgaditje, por trajneri Spaqi me profesionalizmin e tij arriti që ta krijonte një klub prentendent për Playoff, edhepse fillimisht shumë kishin dyshime.

Ajo që ndodhë tani, është që klubi ynë ndodhet në Playoff, dhe atë në një pozitë shumë të favorshme për të hyrë në Superligë.

Loja e fundit me United Basket ishte loja që përfundimisht ekipin tonë e pozicionoi në pozitën e tretë, me gjithsej 14 fitore dhe 4 humbje.

Tani klubi ynë garon në Playoff dhe ndeshjen e parë e luan kundër KB Vllaznimit.

Përfundimisht ky klub ka të ardhme të ndritur, sepse qëllimi i krijimit të tij ishte vizionar.

 Falënderojmë Don Izidorin, Valentin Spaqin dhe të gjithë lojtarët, që çdo herë e më shumë na sjellin emocione të papërshkruara.

KB “Don Bosko”, jemi me ju!


Category: KLUBI I BASKETBOLLIT , Lajmet

Publikuar më: 01/04/2019