Gjatë 3 ditëve që po i lemë pas, nën organizimin e Qendrës Social- Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, nxënësit e shkollës së mesme të lartë dhe ata të shkollës fillore dhe të mesme të ulët organizuan Javën e Solidaritetit, duke sjellur gjëra ushqimore të përgatitura enkas për këtë javë.
Kjo javë është tashmë tradicionale në shkollën tonë, dhe si çdo vit me të hollat e mbledhura nga shitja e këtyre ushqimeve do të ndihmohen familjet në nevojë.
Ne e dimë se kjo nuk është shumë, dhe mbase krahasuar me donacionet e bëra nga të tjerët mund të jetë edhe tepër pak, por si nxënës që janë mjafton dëshira dhe dashuria për të bërë një vepër të tillë, e ajo çka me të vërtetë ka shumë rëndësi në këto ditë është dëshira për ta ndihmuar dikë dhe dashuria me të cilën e bëjmë një gjë të tillë, sepse t`i dhurosh shpresë dikujt që ka nevojë është dhurata më e mirë që mund t`i bësh, sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Tek e fundit, në veprimtarinë e secilit ka rëndësi të ketë shpresë dhe dashuri, porse më e rëndësishmja nga këto është dashuria, ajo që gjithmonë i mbanë zemrat ngrohtë dhe ngjallë shpresën.
Prandaj, le të dhurojmë dashuri, që shpresa kurrë të mos na mungojë.
Category: Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 23/12/2021