Sot, më 17 maj 2022, ishte dita e fundit e mësimit për Maturantët, ditë kjo që nuk sillte vetëm fundin e një viti shkollor, por sillte fundin e një periudhe tre vjeçare të qëndrimit të tyre në bankat e Shkollës së Mesme të Lartë.

Sot ishte organizuar një përshëndetje më ndryshe se herave tjera për ta, përshëndetje e cila do të mbahet mend gjatë nga nxënësit tanë.

Fillimisht drejtori don Dominik Skënder Qerimi, i mblodhi të gjithë maturantët në sallën multimediale për tu dhënë mirëmëngjesi e fundit për ta.

Ai kujtoi se kjo gjeneratë do të mbahet mend sepse tri vitet e shkollës i kaloi nën masat e pandemisë, ishte gjeneratë e mësimit online ishte gjenerata që sakrifikoi më së shumti në procesin edukativo-arsimor, por që në fund ja dolët.

Takimi i mirëmëngjesit u përmbyll me urimet më të mira për ta në çdo vend ku ata do të jenë.

Pas mirëmëngjesit, erdhi radha festës, klasat 10-ta dhe 11-ta kishin dalur t’i përcjellin duke krijuar një korridor për ta dhe duke i aplouduar sikur të ishin yje te kinematografisë.

Pas parakalimit përmes nxënësve, një mini party do te jua rregullonte atmosferën, gjë për të cilën u kujdesen vet ata.

Ne i falënderojmë nxënësit tanë për atë që ishin dhe atë që bënë për tu edukuar dhe arsimuar për këto tri vite.

QSE “Don Bosko” do të jetë e hapur gjithmonë për ta, sa herë që ata kanë nevojë sepse Ne jemi shtëpia juaj e dytë.

Suksese kudo që shkoni, studioni e veproni


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 17/05/2022