Nga data 18 maj deri më 23 maj 2022, nxënësit e klasave të 12-ta patën një vizitë kulturore në Shqipërinë e Jugut.
Nisja u bë në orën 7 të mëngjesit dhe destinacioni i parë ishte qyteti i vjetër i kulturës Shqiptare, Gjirokastra. Aty vizituam qytetin e vjetër dhe Kalanë e Gjirokastrës. Nxënësit u njohën me kulturën e lashtë këtij qyteti, me mënyrën e jetesës së tyre, me zejet që ata promovojnë ë shumë ë shumë gjëra të tjera.
Pas Gjirokastrës vizita vazhdoi tek Syri i Kaltër, vend me bukuri të rralla natyrore dhe me burime të pashtershme të ujit.
Dita e dytë vazhdoi me vizitë në qytetin antik të Butrintit, qytet ky me histori 2 mijë vjeçare. Aty nxënësit patën mundësi të njihen me kulturën e qytetit me gjetjet arkitektonike të qytetit të vjetër të Butrintit.
Dita e tretë ishte e rezervuar për qytetin e Sarandës dhe lundrimin me Anije në tre ishujt e Ksamilit. Ishin pamje të rralla natyrore të cilat mund t’i ofrojë vetëm ajo pjesë e Shqipërisë. Pasditja ishte e rezervuar për plazh.
Dita e katërt do të na gjej në Vlorë, por para Vlorës vizitë ju bë Dhërmisë, Llogarasë dhe Orikumit, pas arritjes në Vlorë nxënësit patën mundësi ta vizitojnë Qytetin.
Dita e pestë kishte një agjendë të veçantë, kjo ditë ishte e rezervuar për shëtitje me Anije në gadishullin e Karaburunit dhe ishujt e Sazanit. Në Karaburun, nxënësit patën mundësi që gjatë gjithë ditë të bëjnë plazh në plazhet e pashkelura deri më tash të Karaburunit
Dita e fundin e vizitës ne Shqipëri, ishte e rezervuar për qytetin e bukur kulturor të Beratit. Qytet ky më histori të lashtë. Nxënësit patën mundësi ta vizitojnë qytetin e vjetër dhe qytetin e ri.
Pas qytetit të Beratit u bë nisja për në Kosovë.
Kjo shëtitje do të mbahet mend gjatë si shëtitja më e bukur e organizuar ndonjëherë, vizitë e cila pas kësaj kohe të pandemisë na i ri solli momentet më të mirë që na kishin munguar me nxënësit tanë.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 24/05/2022