Sot, më 10 qershor 2022 ishte dita e fundit e mësimit për klasat e 10-ta dhe 11-ta për vitin shkollor 2021/22.

Për ta u organizua një përshëndetje më ndryshe nga herat tjera. Atyre me disa fjalë përshëndetëse ju drejtua drejtori don Dominik Qerimi i cili i porosia ata që edhe pse po fillojnë pushimet, kjo nuk do te thotë që ky pushim të kaloj pa ndonjë aktivitet, andaj punoni, lexoni dhe merruni me aktivitete të cilat ju mbajnë aktiv.

Pas përshëndetjes, për maturantët më të dalluar të shkollës u ndajnë mirënjohje për angazhimin, sjelljen dhe kontributin e tyre të dhënë në Shkollë. Ndarjen e këtyre mirënjohjeve e bëri don Tomë Mihaj, ish zëvendësdrejtor në QSE “Don Bosko” në Prishtinë dhe tani zëvendësinspektor rajonal.

Ju urojmë pushime të mira, nxënës të dashur.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 10/06/2022