Nën organizimin e QSE “Don Bosko” në Prishtinë, me datat 28 dhe 29 tetor 2022, pas 3 vite pauze për shkak të pandemisë, u mbajt seminari  i titulluar “ASISTENCA SALEZIANE SI AFËRSI”, që kishte për qëllim rritjen e pranisë së profesorëve në mesin e nxënësve në Shkollë.

Pjesëmarrës në seminar ishin QSE “Don Bosko” nga Tirana, QSE “Don Bosko” nga Gjilani, Qendrat Saleziane nga Shkodra dhe QSE “Don Bosko” nga Prishtina.

Ligjërues i trajnimit ishte Dr. Cristiani Ciferri, pedagog, sociolog dhe mësimdhënës me përvojë shumë vjeçare në disa universitete të Italisë.

Ligjërata e tij ishte mjaft produktive për shkollat pjesëmarrëse e cila i bëri të reflektoj se sa e nevojshme është afërsia me nxenësit.

Gjatë seminarit, përveç ligjërimit, kishte edhe punë në grupe, që mundësoi njohjen dhe bashkëpunimin mes shkollave në fjalë, e që rezultuan mjaft produktive.

Poashtu, gjatë seminarit u mundësua edhe shkëmbimi i përvojave në mes punonjësve të shkollave, duke iu krijuar kështu mundësinë e bashkëpunimit edhe pas seminarit.

Në fund fare, secili individ u pajis me certifikate, për të dëshmuar kësisoji se seminari ishte i nevojshëm dhe i qëlluar.

Seminari i ardhshëm do të mbahet në Shkodër.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 30/10/2022