Drejtori i QSE “Don Bosko” në Prishtinë, don Dominik-Skender Qerimi, më dt. 09 nëntor 2022, ka pritur në vizitë Udhëheqësin e Forcave të NATO-s në Kosovë, Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Angelo Michele RISTUCCIA, me stafin e tij.

Gjatë takimit një orësh u diskutua për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, aktivitetet që organizohen në Qendrën “Don Bosko” dhe sfidat me të cilat përballemi.

Të dy bashkëbiseduesit ishin të pajtimit se edukimi dhe arsimimi i mirëfilltë është ai që i duhet më së shumti Kosovës në këto momente dhe në këtë drejtim QSE “Don Bosko” ka luajtur dhe është duke luajtur një rrol të rëndësishëm.

Pas bisedës, gjenerali Ristuccia bashkë me Drejtorin vizituar ambientet e Qendrës sonë për të parë gjitha aktivitetet të cilat organizohen në Qendër.

Gjenerali u shpreh shumë i kënaqur me atë që pa dhe ishte shumë i lumtur që një në një Shkollë “Don Bosko” ka aq shume aktivitete, sepse kjo ia kujtonte fëmijërinë e tij, meqenëse edhe ai vetë është ish-nxënës i Shkollës “Don Bosko” dhe si i tillë e njeh shumë mirë misionin dhe vlerën e arsimimit dhe edukimit. Gjenerali Ristuccia, shprehi edhe gatishmërinë forcave të KFOR-it dhe të institucioneve tjera përkatëse për të siguruar në QSE “Don Bosko” një ambient të sigurt dhe për të garantuar kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e misionit edukativo arsimor të QSE “Don Bosko”.

Në fund, drejtori Don Dominik-Skender Qerimi e falënderoi Gjeneralin Ristuccia për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e thellë për atë që bëjnë trupat e KFOR-it për QSE “Don Bosko” dhe për popullin e Kosovës.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 12/11/2022