K O N K U R S

Për plotësimin e  vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2023/2024

  1. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Filozofisë – Part-time –10 orë mësimore në SHML, për kohë të caktuar deri më 30.06.2024;
  2. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Teknologji informative në SHMU, Part-time – për 11 orë mësimore, për kohë të caktuar deri më 30.06.2024;

Kushtet e punësimit: Për këto vende pune kërkohet përgatitja  adekuate  profesionale në bazë Nenit 6, paragrafin 16 dhe nenin 7, paragrafin 20, të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për  Normativin  mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:

– CV-në e kompletuar;

–  Kopje të letërnjoftimit;

–  Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar);

– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni);

–  Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni);

–  Preferohet njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht);

 

Formularin (shkarko formularin) e plotësuar mund ta dërgoni edhe përmes E-malit: [email protected].

Afati për konkurrim është deri më 21 korrik.

Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt.

                                                                                                       Drejtori,    

                                                                                                       Don Dominik Kukeli  


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik

Publikuar më: 12/07/2023