QSE “Don Bosko” në Prishtinë publikon këtë SHPALLJE
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2024/2025
1. Një (1) mësimdhënës/e për lëndët mësimore të fushës së Inxhinierisë Elektrike dhe të Shkencave Kompjuterike. Njëri me normë të plotë, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 31.08.2025; në mungesë të kandidatëve të interesuar për normë të plotë, mund të marrim dy mësimdhënës me Part-time;
2. Një (1) mësimdhënës/e për lëndë profesionale të fushës së Ekonomisë – Part-time –9 orë mësimore në SHML, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 30.06.2025;
3. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës – Part-time –14 orë mësimore në SHML, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 30.06.2025;
4. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut, – me normë të plotë, për kohë të caktuar, prej 01.09.2024 deri më 31.08.2025; ose dy (2) mësimdhënës me Part-time;
Kushtet e punësimit: Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Nenit 35, paragrafit 8, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, me Nr. 04/L-032, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional të nxjerr nga MASHT dhe Udhëzimit Administrativ nr. 06/2021, Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional të nxjerr nga MASHT.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:
– CV-në e kompletuar;
– Kopje të letërnjoftimit;
– Diplomën certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar);
– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni);
– Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni);
– Preferohet njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht);
Dokumentet e kompletuara mund t’i dërgoni përmes E-malit: [email protected].
Afati për aplikimit është deri më 19.07.2024.
Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt.
Drejtori,
Don Dominik Kukeli
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik