SHËN GJON BOSKO (16 gusht 1815 – 31 janar 1888)
Gjon Bosko lindi me 16 gusht të vitit 1815 në Beki, një fshat i vogël i Kastelnuovo d’Asti (sot Kastelnuovo Don Bosko). Familja e tij ishte një familje fshatarësh të varfër. Ai humbi babain i tij Françesku kur ishte vetëm dy vjeç. Nëna e tij Margerita e rriti me butësi dhe me përshpirtëri.
E mësoi të punonte tokën dhe të shihte Zotin pas bukurisë së natyrës, qiellit, të afërmve, ndaj atyre që kishin nevojë për ndihmë. Gjoni i vogël ishte ai i cili u mësua të jetojë në praninë Zotit. Nëna Margerita ia mësoi të birit të vet të gjitha sjelljet e mira dhe e aftësoi t’u dhurojë jetën të tjerëve. Kështu Gjoni i vogël filloi të jetojë vetë atë që një ditë do t’ua mësojë të tjerëve: Sistemin Parandalues, që edhe sot studiohet në kurrikulat universitare dhe pedagogjike.
Nga nënë Margerita Gjoni mësoi të shihte Zotin në fytyrën e të tjerëve, sidomos në fytyrën e më të varfërve e të dobtëve që dimrit trokisnin në derën e shtëpisë së tyre dhe të cilëve nëna Margeritë u riparonte këpucët dhe u jepte një shujtë të ngrohtë të shoqëruar me një buzëqeshje miqësore.
Në moshën 9 vjeçare, Gjoni pa një ëndërr, që do të ndryshonte jetën e tij. Ai sheh një turmë djemsh, që luajnë duke bërtitur dhe duke përdorur fjalë banale, duke u sharë dhe ngacmuar. Mundohet t’i qetësojë duke përdorur forcën, por nuk mundet. Një njeri madhështor i thotë: “Me butësi dhe bamirësi do të fitosh zemrat e miqve të tu”, dhe një grua po aq madhështore shtoi: “Bëhu i përulur, i fortë dhe i fuqishëm. Me kohë do të kuptosh gjithçka.” Vitet që pasuan, u orientuan nga kjo ëndërr.
Nënë e bir panë në këtë ëndërr rrugën që duhet të ndiqnin në jetë. Gjoni u përpoq që në fillim. Kur boritë shpallën fillimin e një Beki, një fshat i vogël i Kastelnuovo d’Asti (sot Kastelnuovo Don Bosko). Familja e tij ishte një familje fshatarësh të varfër. Ai humbi babain i tij Françesku kur ishte vetëm dy vjeç. Nëna e tij Margerita e rriti me butësi dhe me përshpirtëri.
E mësoi të punonte tokën dhe të shihte Zotin pas bukurisë së natyrës, qiellit, të afërmve, ndaj atyre që kishin nevojë për ndihmë. Gjoni i vogël ishte ai i cili u mësua të jetojë në praninë Zotit. Nëna Margerita ia mësoi të birit të vet të gjitha sjelljet e mira dhe e aftësoi t’u dhurojë jetën të tjerëve. Kështu Gjoni i vogël filloi të jetojë vetë atë që një ditë do t’ua mësojë të tjerëve: Sistemin Parandalues, që edhe sot studiohet në kurrikulat universitare dhe pedagogjike.
Nga nënë Margerita Gjoni mësoi të shihte Zotin në fytyrën e të tjerëve, sidomos në fytyrën e më të varfërve e të dobtëve që dimrit trokisnin në derën e shtëpisë së tyre dhe të cilëve nëna Margeritë u riparonte këpucët dhe u jepte një shujtë të ngrohtë të shoqëruar me një buzëqeshje miqësore.
Në moshën 9 vjeçare, Gjoni pa një ëndërr, që do të ndryshonte jetën e tij. Ai sheh një turmë djemsh, që luajnë duke bërtitur dhe duke përdorur fjalë banale, duke u sharë dhe ngacmuar. Mundohet t’i qetësojë duke përdorur forcën, por nuk mundet. Një njeri madhështor i thotë: “Me butësi dhe bamirësi do të fitosh zemrat e miqve të tu”, dhe një grua po aq madhështore shtoi: “Bëhu i përulur, i fortë dhe i fuqishëm. Me kohë do të kuptosh gjithçka.” Vitet që pasuan, u orientuan nga kjo ëndërr.
Nënë e bir panë në këtë ëndërr rrugën që duhet të ndiqnin në jetë. Gjoni u përpoq që në fillim. Kur boritë shpallën fillimin e një feste lokale në kodrat përreth, Gjoni shkoi atje dhe u vendos në rreshtat e parë, para sharlatanëve që bënin spektakël. Ai studioi truqet e magjistarëve, sekretet e ekuilibristëve.
Një mbrëmje të diele, Gjoni jep shfaqjen e tij të parë për fëmijët e shtëpive aty pranë. Ai qëndron në mënyrë të mrekullueshme në ekuilibër dhe realizon ushtrime të ndryshme shpejtësie. Pastaj fillon të ecë në një litar të zgjatur mes dy pemëve, mes duartrokitjeve të publikut të tij të vogël.
Para se pika të përfundonte, ai filloi t’u flasë shikuesve të tij duke i nxitur të jetonin me ndershmëri jetën e tyre duke u munduar të bëjnë gjithmonë më të mirën. Lojrat, fjalët e këshillat miqësore filluan të “transformojnë” miqtë e tij të vegjël, të cilët i qëndrojnë afër me më shumë dëshirë. Gjoni është i sigurt se, për të bërë mirë, duhet të studiojë dhe të angazhohet shumë. Por Antonio, vëllai i tij 18 vjeçar, një fshatar i ashpër, nuk do t’ia dijë. Ai ia hedh librat, dhe e keqtrajton.
Në një mëngjes të ftohtë shkurti 1827, Gjoni largohet nga shtëpia dhe shkon për të kërkuar një vend pune. Ai është vetëm 12 vjeç, por problemet me Antonion, ia bënë jetën në shtëpi të pamundur. Për tri vite punoi si stallier në Molja në një fermë, pranë Monkuko.
Dërgonte kafshët në kullotë, mjelte lopët, çonte barin e freskët në grazhd, ngante buajt që lëronin fushat. Gjatë netëve të dimrit të gjatë dhe në verë, duke u ulur nën pemë, hapte librat e tij për të studiuar. Tri vite më vonë, Antonio u martua dhe doli të banonte vetëm. Gjoni u kthye në shtëpi dhe ndoqi shkollën, fillimisht në Kastelnuovo, pastaj në Kieri.
Për të mbajtur veten ai punoi si rrobaqepës, farkëtar, barist, bënte punë shtëpie, etj. Ai ishte inteligjent dhe shumë i zoti, dhe rreth tij mblidheshin të gjithë djemtë e shkollës. Me ta, ai themeloi grupin e tij të parë, “Shoqatën e Haresë” më 1835. Në të njëjtin vit Gjon Bosko merr vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij: të hyjë në seminar.
Me 5 qershor 1841, Arqipeshkvi i Torinos e shuguron prift Gjon Boskon. Tani Don Bosko mund t’u dedikohet përfundimisht djemve të dëshpëruar që i dolën në ëndërr dikur. Fillon t’i kërkojë në rrugët e Torinos. Në vitet që pasuan, duke bërë shpesh herë edhe punë rraskapitëse, Don Bosko, krijoi vepra madhështore. Në krahë të Salezianëve formoi Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare dhe Bashkëpunëtorët Salezianë. Krijon 59 qendra Salezianësh në 6 vende. Fillon gjithashtu “misioni salezian” në Amerikën Latine. Publikon dhe shkruan vetë një varg librash. Realizon një “sistem edukimi” familjar, i bazuar në tri vlera: Arsye, Besim, Dashuri, që shpejt e njohën të gjithë si “sistemi ideal” për të edukuar të rinjtë.
Vdiq në të gdhirë të 31 janarit 1888. Salezianëve që i rrinin rreth shtratit, u pëshpëriti në orët e fundit: “Duajeni njëri tjetrin si vëllezër. Bëjini të mira të gjithëve, të këqija askujt… U thoni djemve të mi që i pres të gjithë në Parajsë”. Shumë herë i kërkuan Don Boskos ta shpjegonte mënyrën e tij të edukimit të të rinjve. Don Bosko përgjigjej: “I dua shumë të rinjtë. Kjo është e gjitha”. Pak para se të mbyllej njëqindvjetori i vdekjes, Papa Gjon Pali II e shpalli Don Boskon “atë, mësues dhe mik i të rinjve”.