Fillimi i historisë së Kongregatës Saleziane të don Boskos i ka rrënjët e veta në një lagje të një fshati të Italis së veriut afër Torinos, fshati quhej me emrin Beki.

Këtu lindë ai i cili do të bëhet më vonë themeluesi i vet Kongregatës Saleziane dhe i tërë Familjës së madhe Saleziane: Gjon Bosko.

Nga mosha 9 vjeqare, në vitin 1824, Gjon Bosko e ka parë një ëndërr-vegim, në të cilën ëndërr u ka shfaqur Zotëria dhe Zonja e Bekuar të cilët i tregonin për thirrjën e vet dhe misionin e vet: do të bëhej Atë, Mësues dhe Mik i të rinjëve dhe ndër ata më të varfërit dhe ata që kan më shumë nevojë sidomos për më të braktisurit.
Data e fillimit të Kongregatës Saleziane, është ajo e 8 dhjetorit të vitit 1841, me takimin emblematik të meshtarit don Gjon Bosko dhe një të riu Bartolome Garelit, një djalosh i vogël dhe bonjak (jetim) me profesion murator.

Shumë me rëndësi është edhe data e 26 janarit të vitit 1854, kur në një takim me të rinjët e parë të vet, të bërë të rinjë rreth 20 vjeqarë dhe shumë të nxitur të ndjekin rrugën e Don Boskos, ai u dha, për herët të parë, emrin e ‘Salezianëve’ këtij grupi i cili bëhet thelbi i lindjës së kësaj Kongregate.

 

mappaSot Kongregata Saleziane ka një numër të anëtarëve të vet përreth 17.000, të cilët janë thelbi i bazës animuese të Familjës Saleziane dhe në të gjitha Bashkësit Edukative Pastorale të rreth 2000 Veprimtari Saleziane të shpërndara nëpër Botë. Ajo ka një shtrirje botërore. Është e pranishme në 132 shtete të botës dhe është e organizuar në këtë mënyrë: 9 Rajone, 86 Inspektori dhe më shumë se 2000 Bashkësi Vendore.

Kushtetuta Saleziane në nenin nr. 1 thot kështu: “Me ndjenja të përvujtërisë falenderuese në besojmë që Shoqëria e Shën Franqeskut të Salezit ka lindur jo vetëm nga projekti njerëzorë, por nga iniciativa e Zotit”.
E falenderojmë Shpirtin e Zotit i cili i ka dhënë Kishës Katolike dhe botës mbarë një apostull dhe një meshtar të shenjtë.

Misioni i bijëve shpirtërorë të Don Boskos është ajo që të formojë dhe të edukojë të rinjë, fëmijë dhe adoleshentë, mbi të gjithë ata të varfërit dhe ata që kan nevojë, në mënyrë integrale, duke i dhënë atyre instrumentet etike dhe kulturore që ata të bëhen qytetarë të ndershëm dhe besimtarë të mirë.
parë të tyre janë ato udhëzime teologjike dhe religjioze: është ‘të duhet Zoti me gjithë mendje, me gjithë zemër, me të gjitha pasionet e veta, më gjithë vetvetën, dhe të afërmin porsi vetvetën’.
Shpëtimi definitiv, total dhe i plotë i çdo njeriu kalon nëpërmjet njohjës së aspektit mesianik dhe zotësisë së Krishtit. Por kjo njohje mund të jet edhe eksplicite, e ndërlidhur me dashuri ndaj të afërmit ku të gjithë mund ta shprehim, dhe jo vetëm me përkatësi formale të Kishës.

Përshpirtëria e Don Boskos – e Salezianëve është një përshpirtëri e akcionit, e veprimtarisë, e rritjës në të mirën konkrete dhe historike. Duhet Zoti në mënyrë dhe në përmasa të tilla sa mund ti bëhet mirë njeriut konkretisht. Një përshpirtëri jo sentimentale por ajo operative dhe konkrete ndaj të mirës.
Për ti arritur qëllimet dhe objektivat e veta, Salezianët punojnë nëpër shkolla të ndryshme, me formime profesionale, në shkolla të mesme dhe në lice, në famulli, në universitete, në kolegje, në konvikte, në oratorë dhe qendra rinore, në qendra pedagogjike, në shtëpi familje, në bashkësi terapeutike dhe rehabilituese, etj etj.

Informatat më të hollësishme mbi Kongregatën Saleziane në nivel botëror mund ti gjeni edhe në web site: www.sdb.org