Shkolla fillore dhe e mesme e ulët ‘’Don Bosko’’
Ka karakterin e sistemit shkollor me qëndrim ditor, duke filluar: -prej ores 8:00 – 16:00, duke përfshirë mësimin intenziv sipas orarit të rregullt dhe aktivitetet jashtëkurrikulare. Qëllimi i kësaj është që të bëhet një harmonizim në mës të mësimit dhe aktiviteteve të lira.
• Paradite, organizohet mësimi intensiv sipas orarit të rregullt.
• Pasdite, organizohen aktivitete jashtëkurrikulare dhe mbahet mësim plotësues sipas nevojave të nxënësve, zgjidhje dëtyrash në klasë dhe aktivitete të tjera.
Shkolla jonë punon sipas përmbajtjeve programore të lëndëve mësimore për shkollën fillore dhe të mesme të ulët, duke përfshirë dhe realizimin e programit të veçantë për mësim të gjuhëve Angleze dhe Italiane që nga klasa e parë, nëpërmjet lojës, vizatimeve dhe këngës.
Shkolla ofron infrastrukturë shkollore me standard të lartë dhe ambient të këndshëm mësimor për plotësimin e nevojave të tërësishme të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, për zhvillimin intelektual dhe formimin emocional, fizik dhe social të fëmiut.
Shkolla Fillore dhe e mesme e ulët ofron:
Orar të përshtatshëm për mësim dhe akomodim;
• Orari mësimor- sistem të qëndrimit ditor në shkollë, duke filluar nga
ora 8:00-16:00, duke e përshtatur orarin me kërkesat e prindërve që zakonisht ndodhen në punë gjatë këtij orari;
• Mësimdhënësit- klasa e parë ka më shumë se një mësimdhënës, për lëndet: edukat fizike, gj. italiane, gj. angleze, muzikë dhe vallëzim dhe një mësimdhënës për lëndet e tjera (matematikë, gj.Shqipe, punëdore, art figurativ);
Mësim të gjuhëve të huaja: gjuha angleze dhe gjuha italiane fillon nga klasa e parë.
• Hapësirat- shkolla posedon disa salla për zhvillimin e aktiviteteve dhe lëndëve të cekura më lartë më qëllim që nxënësit të ndërrojn ambient.
Shkolla posedon sallen e vallëzimit dhe muzikës, artit, edukatës fizike dhe të ngrënjes;
Shkolla posëdon biblotekën e cila mund të jetë në shfrytëzim të nxënësve. Në biblotekë ndodhët rregullorja e cila duhët të rrespektohet nga nxënësit;
• Ushqimi- është i organizuar në shkollë, mëngjesi dhe dreka hyijn në kuadër të pagesës vjetore. Mësueset do të jenë të pranishme gjatë gjithë kohës së pushimit edhe gjatë të ushqyerit.
Në byfe ekziston rregullorja e cila duhët të rrespektohet nga nxënësit;
• Transporti- sistem të transportit të organizuar nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, sipas marrëveshjes me prindër. Ekziston rregullorja e transportit e cila duhet të respektohet nga të gjithë.
• Uniforma- nxënësit tanë duhet të kenë dy palë uniforma, uniformën ditore (një verore dhe një dimërore) dhe një uniform për edukatë fizike.