Teknik i Informatikës
Struktura e shkollimit dhe mundësitë e shkollimit
Arsimimi në profilin Teknik i Kompjuteristikës dhe Informatikës trajtohet në kuadrin e shkollimit në shkollat profesionale.
Ky shkollim zgjat tre vite .
Pas përfundimit të suksesshëm të klasës së 12-të nxënësi merr titullin Teknik i Informatikës dhe ka mundësinë:
-Vazhdimin e studimeve në gjitha degët e inxhinierisë teknike.
-Hyrje në tregun e punës.
Nxënësit të cilët kanë drejt shkollimi në këtë drejtim:
Shkollimin për Teknik i Informatikës, mund të kenë të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar arsimin e detyruar nëntëvjeçar dhe zotërojnë aftësi shëndetësore të mjaftueshme për të kryer shkollën e mesme të lartë.
Kompetenca profesionale
Teknik i Kompjuteristikës dhe Informatikës hartojnë softuerë (programe kompjuterike) të fushave të përgjithshme dhe të fushave të veçanta dhe ua përshtasinë kushteve përkatëse të klientëve të tyre. Ata i instalojnë i konfigurojnë dhe i mirëmbajnë harduerët dhe softuerët e krijuar, rrjetet kompjuterike, krijojnë dhe dizajnojnë web-faqe, krijojnë dhe sigurojnë të dhënat dhe japin këshilla dhe ushtrime për përdoruesit.
Teknik i Kompjuteristikës dhe Informatikës bashkëpunojnë në punëtori dhe dyqane të shitjes me kolegët e profesionit nga fusha e përpunimit të të dhënave dhe ajo e teknologjisë së informacionit dhe e komunikimit (TIK) dhe mbajnë kontakte me klientët e tyre.
Teknik i Kompjuteristikës dhe Informatikës kanë nevojë për njohuri më të gjerë nga disa fusha për t’i kryer detyrat e tyre, si: harduerë e softuerë, sisteme operative e programe aplikative, rrjete kompjuterike dhe bartje, sigurim dhe ruajtje e të dhënave. Ata duhet të kenë njohuri themelore në programim dhe në krijimin e bazës së të dhënave. Për Teknik i Kompjuteristikës dhe Informatikës është thelbësore njohuria dhe përvoja në fushat e përkufizimit të projekteve, të planifikimit të projekteve dhe të kontrollimit të tyre.
Ata bëjnë testime, i vlerësojnë ato dhe pastaj i kërkojnë, analizojnë e mënjanojnë gabimet e defektet. Teknik i Kompjuteristikës dhe Informatikës i këshillojnë klientët e tyre për të gjitha çështjet harduerike dhe softuerike, si dhe i aftësojnë ata.
Për të gjitha këto, ata kanë nevojë për dokumente teknike, doracakë etj. Ata bashkëpunojnë me kolegë të profesionit nga fusha e përpunimit elektronik të të dhënave dhe nga fusha e teknologjisë së informacionit (IT), varësisht nga detyrat e tyre në zyrë, punëtori dhe dyqane të shitjes. Ata punojnë sipas udhëzimeve të udhëheqësve të sektorit (repartit).
Mundësitë e studimit
Teknikët e Kompjuteristikës dhe të Informatikës kanë një shkallë të mjaftueshme të arsimimit të përgjithshëm, e cila atyre u mundëson të vazhdojnë studimet në fakultete:
• Inxhinerike të Informatikës
• Inxhinerike të Elektroteknikës (në të gjitha drejtimet)
• Inxhinerike të Telekomunikacionit
• Departamentin e Matematikës (Shkenca Kompjuterike)
• Menaxhim Biznesi me Informatikë dhe fakulteteve tjera.