Fusha Shkollore
Është fusha që ju lejon të bëni një udhëtim të edukimit integral me të rinjtë tanë . Është hapur në shtator të vitit 2007 , me Liceun Elektroteknik me drejtimet Informatikë dhe Telekomunikacion, ndërsa nga shtatori 2013 është zgjeruar me Gjimnazin e përgjithshëm. Nga shtatori i vitit 2014, është hapur Shkolla fillore dhe Shkolla e mesme e ulët. Sot, janë 440 nxënës që ndjekin mësimet. Shkolla “Don Bosko” dëshiron të jetë një shkollë me arsim cilësor dhe edukues. Për këtë krijon një marrëveshje arsimore me nxënësit dhe familjet e tyre, duke ndjekur objektivat e rritjes integrale të të rinjve.
Çdo nxënës është i pajisur me portofolion, ku ndër të tjera, përshkruhen aftësitë e fituara të tij.
Qendra “Don Bosko” ka zhvilluar rregulloren për nxënësit, si dhe rregulloren e Kodit Etik për stafin.
Shkolla do të krijojë një mjedis familjar me zbatimin e sistemit parandalues. Ka për qëllim rritjen integrale të të riut: në trup, mendje dhe shpirt, në mënyrë që ai të rritet i shëndetshëm dhe të bëhet i ditur.
Qendra “Don Bosko” krijon raporte afërsie brenda stafit dhe të stafit me nxënësit; bënë të njohur përpara rregulloren dhe pastaj aplikimin e saj me qëndrueshmëri dhe vazhdimësi.
Për Don Bosko-n dhe Salezianët , shkolla është një platformë e privilegjuar e edukimit integral, arsimit, dialogut dhe shkëmbimit kulturor që dërgon në transformimin e shoqërisë.