Më poshtë gjeni tri esetë fituese të Garës Letrare të organizuar nga Q.S.E. “Don Bosko” – Prishtinë për të gjitha shkollat e mesme të Prishtinës.

SHKURT, 2018

ELSA HAZIRAJ

 

Shkolla e Mesme e Bujqësisë  «Abdyl Frashëri»
Vendi i parë
Kodi: DB-E-092
Prishtinë, më 1 shkurt 2018

 

Tema : Gjergj Kastrioti Skënderbeu,shembull i vetëdijes dhe i dashurisë ndaj kombit dhe vizionar i kulturës evropiane

 

Dëshira për të krijuar diçka për mua është e kahershme. Ulem ,më lirohet i tërë trupi.Mendja më freskohet e më fuqizohet për të shkrirë vargje a rreshtaproze. Mendimet më vijnë ngrohësisht si rreze dielli.

-Tema : ,,Gjergj Kastrioti Skënderbeu,shembull i vetëdijes dhe i dashurisë ndaj kombit dhe vizionar i kulturës evropiane” është preokupuese dhe poashtu inspiruese për moshën dhe aktualitetin personal t mbarë shoqërisë sonë. Na bën të jemi persona me karaktere positive,virtyte këto që na i pëlqejnë të gjithë.

Më kujtohet një periudhë kohe kur prindërit tanë na thonin : ,,Të lumtë ju,jeni fëmijë lirie !”. Kureshtja ime nuk ndalej.Ju bëja pyetje të panumërta derisa bindesha se e kaluara e vendit tonë ishte e vështirë dhe plot vuajtje.Por falë Zotit iku errësira shekullore dhe agoi ditë e bardhë për popullin tonë.

-Atdheu,e kaluara historike e liria,janë gjërat më me vlerë dhe më të shtrenjta për ne.Vendi ynë i shenjtë,tanimë i lirë.Kjo nënkupton gëzimin e shumë njerëzve gjë që bën që disa të festojnë e të vallëzojnë,disa të shëtisin e disa të shkrepin edhe aparatin fotografik.

-Njeri I ndershëm e guximtar ishte ai që na dhuroi lirinë e pritur për shekuj me rradhë,njeri i cili flijoi jetën për atdheun.Guximi,luftimi,ndershmëria,humanizmi,e përgjegjësia për atdhe,janë disa nga tiparet që zbulojnë se po flitet për heroin e kombit shqiptar,Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

-Mirëqenia e tij na jep shembull që ne të përvetësojmë vetëdijen tonë dhe dashurinë ndaj kombit shqiptar.Qëllimi i mirëqenies ka për detyrë t’i nxit njerëzit për mirësi e dashuri.Andaj t’i përflakim veset e këqija që po na mbisundojnë masën rinore.E t’i zëvendësojmë me lexim permanent (të vazhdueshëm) që më vonë rinia t’i kthejë në punë të shëndoshë.

-Për t’i përmbushur kërkesat e kohës,ne duhet të tregohemi syqelë,zemërhapur e të përgatitur fort në çdo situate.Mjafton që t’i kurorëzojmë synimet tona.Në këë mënyrë mposhten të ligat e hapen shtigje të reja për fitore!

-Pra t’i përmbahemi thënies nga Don Bosko : ,,Të punojmë deri nëmoment të fundit të jetës për të mirën më të mundshme,,!.

-Jetoni ndershëm dhe krijoni një ardhmëri kuptimplotë.

-Përpiquni,punoni –skemi kohë të humbim! Me fat të gjithëve!

DORUNTINA HOTI

 

Gjimnazi  «Xhevdet Doda»
Vendi i dytë
Kodi: DB-E-042
Prishtinë, më 1 shkurt 2018

 

Tema : Gjergj Kastrioti Skënderbeu,shembull i vetëdijes dhe i dashurisë ndaj kombit dhe vizionar i kulturës evropiane

 

Ç’të thuash për Skënderbeun… kanë kaluar vite e vite që është symbol i ynë dhe janë thënë me qindra e mijëra…më falni,janë thënë pafund fjalë, janë thurrur pafund poezi e janë treguar pafund tregime për të.E dini ç’është më e bukura këtu?! Që kanë mbetur edhe pafund fjalë tjera për t’u thënë.E dimë se sa trim ishte,sa shumë ka luftuar e sa lufta ka fituar.E dime se sa shumë e donte atdheun e çfarë do të bënte për të.Jam e bindur që shumë prej nesh e dimë jetën e tij më mirë se sa e dinte ai vetë.Po,të lutem,si të mos dish jetën e atij personi të thjeshtë ,me mjekër të gjatë,me atë simbolin qesharak në majë të kokës së tij,hipur mbi një kalë,që me atë shpatën e rëndë e të madhe solli dhuratën më të çmuar për ne.Jo më kot qëndron në mes të sheshit në Prishtinë e Tiranë.

Ai nuk solli vetëm lirinë.Skenderbeu bëri që të ndjehemi krenar kur themi ‘’Unë jam shqipëtar”.Ai bëri që dimrat të mos jenë të ftohtë.Bëri që cicërrima e zogjve të pranverës të jetë më e ëmbël se kurrë. Bëri që buzëqeshjet të jenë veshja që e bartëm çdo ditë.Solli dhe një shkëlqim verbues në sytë tanë.Eh,bëri e ç’nuk bëri.

E dini që dielli nuk lind vetëm në lindje? E kam me të vërtetë ! Do t’ua tregoj më vonë pse.Mos u bëni merak. Çdo zhurmë që krijojnë hapat,çdo të qeshur,çdo shtrëngim duarsh,çdo përqafim,çdo “Përshëndetje , unë jam…”,çdo frymëmarrje e lirë fillon nga ai.Kjo dritë që bie mbi ne,më besoni,s’do ishte njësoj pa të.Ndoshta s’do ishte fare ku I dihet,ndoshta s’do të isha as unë,tani,duke shkruar këtë ese për të.

Gati çdo orë të gjuhës shqipe flasim për ndonjë akt heroik që kanë bërë parardhësit tanë.Sigurisht që ndjehemi të lumtur e krenarë, si të mos jemi,por ajo që tërhek mendjen time gjithmonë janë disa fjalë që profesori jonë I vjetër në moshë por i ri në shpirt na i thotë: “ E din pse i kujtojmë edhe sot ata? E dini pse çmohen? Sepse dashuria që kishin ndaj atdheut ishte më e madhe se çdo dashuri tjetër.

Pse të mos bëheni edhe ju si ata?!”

Po kthehem prap tek lindja e diellit.Ai nuk lind vetëm në lindje.Ai lind njëherë edhe në jug.Lind mes nesh e vazhdon e na ngroh akoma dhe pse ka ikur.Besoj e kuptuat se për kë e kam fjalën.

AJLA KRASNIQI

 

Gjimnazi Filologjik  «Eqrem Çabej»
Vendi i tretë
Kodi: DB-E -002
Prishtinë, më 1 shkurt 2018

 

Tema :Gjergj Kastrioti Skënderbeu:Shembull I vetëdijes dhe I dashurisë ndaj kombit dhe vizionar I kulturës evropiane

 

Isha e ulur dhe po mendoja e papritur pjesë e mendimeve të mia erdhi edhe emri Gjergj Kastrioti Skenderbeu e më pas fillova të shkruaj me frikën se nuk do mundem të gjej fjalë për një njeri si ti .Pasi që edhe fjalët që brenda në shpirt I kam.

A thua çfarë vlere ka ky emër për ne? A thua pse ne e përmendim emrin e tij? E nganjeherë nuk mungojnë as lotët në sytë e ndonjërit prej nesh.

Hero e legjendar për ne je tip or jo vetëm për popullin shqipëtar por për të gjithë ata të cilët të njohin.

Ti që bëre të pamundurën vetëm që populli ynë shqipëtar të jetë i lirë të kemi në mendje e në shpirtin tone përgjithmonë.Ti dhe jetën për kombin tënd e dashurinë më të madhe për atdheun ,e dëshira që vendi yt të jetë i lirë ishte e madhe.E më në fund edhe dëshira jote u përmbush. Tanimë jemi të lirë,dhe nuk jemi në sundimin e askujt tani më edhe ne kemi një gjuhë,komb,e një flamur që na simbolizon si popull.

Falë teje e shumë heronjëve si ty ne jetojmë të lire e të qetë.Tani edhe ne kemi filluar të jemi të barabart,kemi filluar tit hemi ato fjalët që na gërryenin shpirtin nga fakti se nuk mund të shprehenim. E fjala jote që ende tingëllon në veshët e secilit prej ne është ajo që nuk do të harrojmë kurrë.

“Lirinë nuk ua solla unë por e gjeta këtu në mesin tuaj ” e tani falë teje kemi një liri e paqe që n ambush zemrat tona me dashuri më të madhe për ty.Tani falë teje e duam atdheun tone edhe më shumë,falë teje kemi kuptuar vlerën e fjalës dashuri për komb…

Thjesht nuk e di çfarë të shkruaj më shumë sepse të shkruajnë për ty; as edhe autori më i mirë në botë nuk do të gjej fjalët të përshkruajnë nderin,besnikërinë,dashurinë e madhe për ty sepse çfarëdo që të themi do të jetë e pakët sepse ti meriton ende më shumë.Vetëm dua të them se jam shumë falenderuese për ty dhe i lutem Zotit që ty të bëj pjesë e atyre nga më të dashurit e tij.

Mendoj që fjala hero do të jetë fundi më i mirë që mund të themi për ty sepse e gjitha kjo më jep bindjen se ti ishe ,je dhe do të mbetesh hero në zemrën e secilit prej nesh!