Me rastin e 20 vjetorit të nxënëses tonë Rebeka Rexhepi, familjarët, miqtë dhe shokët e shoqet organizuan një aksion simbolik duke mbjellur nga 20 fidane në ato institucione shkollore ku ajo ka vijuar mësimin. Ndër ato institucioni është edhe shkolla “Don Bosko” në Prishtinë.

Prandaj sot duke filluar në orën 12:00, filloi aksioni të cilit ju bashkëngjitën shumë aktivist vullnetarë.

Ky vullnetarizëm tregon se edhe pse Rebeka nuk gjendet në mesin tonë fizikisht, ajo fuqishëm qëndron në mendjet dhe zemrat tona përherë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 22/03/2017