Më, 20 maj 2021, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, dhuroi një donacion prej 300 tituj libra për Bibliotekën e Shkollës tonë.

Donacionin  e pranoi drejtori i QSE “Don Bosko” në Prishtinë, don Dominik Skender Qerimi, i cili i falënderoi donatorët për këtë dhuratë të çmuar.

Këto libra e pasurojnë edhe më tutje Bibliotekën tonë e cila tani ka një fond prej rreth 10 mije tituj.

Falënderojmë Bibliotekën Kombëtare dhe prof. Osman Gashi për gatishmërinë e tyre që ta ndihmojnë Shkollën tonë dhe jemi të bindur së këta tituj do të kontribuojnë në zhvillimin intelektual të nxënësve tanë.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 21/05/2021