Don Dominik-Skender Qerimi (Kukeli), sdb
Don Dominik-Skender Qerimi (Kukeli), sdb (Salezian i Don Boskos), i lindur më 10. 09. 1971 në fshatin Janosh (Gjakovë).
Fëmijërinë e tij e kaloi në vendlindje dhe shkollën fillore e përfundoi në shkollën tetëvjeçare “Engjëll J. Gjoni” në Novosellë të ulët, gjatë viteve 1978-1986.
Në vitin shtator1986 filloi shkollën e mesme pranë Seminarit Salezian të Don Boskos në Rjekë (Kroaci), ku kreu “Gjimnazin Klasik” në vitet 1986-1991. Në vitin 1989-1991 kreu noviciatin (përgatitjen për jetë rregulltare) në Želimlje/Lubjanë (Slloveni) dhe më 11 gusht 1990 bëri Kushtet e para rregulltare në rregullin salezian të don Boskos.
Pas kryerjes së maturës, në vitin shkollorë 1991-1992 shërbeu si asistent/studim praktik, në famullinë e shën Andout në Prishtinë, i angazhuar në punën baritore veçanërisht me të rinj dhe studentë.
Vitin e dytë të asistencës (1992-1993) e kreu në Shkodër, në veprimtarinë e parë saleziane në Shqipëri, të filluar më 24 shtator 1992. Gjatë këtij viti, shërbimin kryesor e kishte punën baritore në famullinë e Berdicës, asistencën për seminaristë në Shkodër dhe në Oratorin-Qendrën Rinore të Shkodrës.
Në shtator të vitit 1993 filloi studimet e Filozofisë, pranë Universitetit Pontifik Salezian (UPS) në Romë, duke u diplomuar në po të njëjtin në qershor 1996.
Në tetor 1996 filloi studimet e Teologjisë, pranë Universitetit Pontifik Salezian (UPS) në Romë, duke u diplomuar në po të njëjtin në qershor 1999.
Më 10 shtator 1996 bëri kushtet e përjetshme pranë Kongregatës saleziane të Shën Françeskut të Sales-it. Në qershor 1999 u diplomua në po të njëjtin Universitet dhe më 26 qershor të po atij viti u shugurua diakon në kishën e Zemrës së Krishtit në Romë.
Vitin e diakonatit dhe vitin e parë të meshtarisë e kaloi në Shkodër si përgjegjës i Oratorit-Qendrës Rinore “Don Bosko”, dhe mësimdhënies (ligjërues) i lëndës “Liturgjia”, pranë Institutit Katekistik Kombëtarë në Shkodër.
Më 05 gusht 2000 u shugurua meshtar në kishën e shën Andout në Prishtinë dhe më 06 gusht kremtoi meshën e parën në famullinë e Lindjes së Zojës (Zojës së Vogël), në Bec.
Nga shtatori 2001, deri në shtator 2009, shërbeu në Qendrën don Bosko në Tiranë me detyrat që vijojnë:
– 2001-2002 si Përgjegjës i Oratorit-Qendrës Rinore; Ekonom i Qendrës; ligjërues i dy lëndëve (Dinamikë grupi dhe Teknikë animimi) në Shkollën “Don Bosko”;
– 2002-2005 me detyrën e Përgjegjësit të Oratorit-Qendrës Rinore; famullitar i famullisë Zoja Ndihmëtare në Tiranë; ligjërues i lëndës Dinamikë grupi dhe Etikë në Shkollën Don Bosko; Përgjegjës i Zyrës për përkthime pranë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë;
– 2005-2009 me detyrën e Drejtorit/Eprorit të Qendrës “Don Bosko” në Tiranë; famullitar i famullisë Zoja Ndihmëtare; ligjërues i lëndës Etikë; Përgjegjës i Zyrës për përkthime pranë KISH-së;
– Nga viti 2002 deri në viti 2009, ka filluar dhe ka udhëhequr aktivitetin e Qendrës Ditore në Tiranë, një qendër që ka trajtuar rreth 90 fëmijë që kishin braktisur shkollën apo ishin në vështirësi të ndjekjes së procesit mësimor (shumica e etnisë rome);
Nga nëntori 2009 – 2013 studioi në Fakultetin e Edukimit në Gjilan, dega Histori-Edukatë qytetare, ku edhe diplomoi në qershor të vitit 2013.
Nga tetori 2013 deri në qershor 2014 studioi në Fakultetin e Filozofisë, departamenti Histori, ku edhe përfundoi të gjitha provimet përkatëse duke mbrojtur temën e diplomës Master, më 10 qershor 2014.
Në shtator 2009, bashkë me don Oreste Valle, fillojë veprimtarinë e re në Gjilan, duke hapur “Qendrën Edukativo-Sociale – Don Bosko”. Nga 1 tetori 2009 – deri më 20 gusht 2019 Drejtor/përgjegjës i Qendrës Edukativo-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, dhe respektivisht Drejtor i Kolegjit “Don Bosko”; njëkohësisht është mësimdhënës i lëndëve Etikë, Gjuhë latine, Filozofi dhe Rregullat e mirësjelljes shoqërore, prenë të njëjtës shkollë.
Nga viti 2014 vazhdon të ligjërojë i lëndën “Historia e Kishës universale” dhe “Historia e Kishës ndër shqiptar”, pranë Shkollës Katekistike të Administraturës apostolike të Kosovës.
Nga viti 1992-2006 pjesën më të madhe të kohës jashtë-shkollore u mor me përkthime të më shumë se 20 titujve mes të cilëve: “Të gjithë më duan, vetëm babai jo”; “Leximet liturgjike” (5 vëllime) dhe “Liturgjia e Orëve” (4 vëllime).
Gjuhë të huaja: – shumë mirë: Italisht, Serbo/Kroatisht, Sllovenisht, Anglisht; – mesatarisht: Latinisht dhe Gjermanisht;
Nga 20 gusht 2019, drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë.