Qendra Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë ka si model frymëzimi San Giovanni Bosco, themeluesin e veprave Saleziane.
Ai jetoi në Torino në vitin 1800, ishte apostulli i madh dhe edukator i fëmijëve dhe të rinjve që jetonin nëpër rrugë, pa shtëpi, pa arsimim dhe pa punë.
Don Bosko na mëson se zhvillimi i çdo shoqërie duhet të fillojë me edukimin dhe aftësimin e të rinjve.
Për të, varfëria e parë nuk është ajo materiale, nuk është mungesa e gjërave, por mungesa e vlerave shpirtërore, mungesa e edukimit, e aftësimit, të mësuarit e mjeteve konjuktive? dhe operative që mundësojnë ndërtimin.
Ai thoshte: ” Nuk mjafton që ti duam të rinjët por është e nevojshme që ata të kuptojnë që ne i duam”; nuk mjafton që të flasim për të rinjtë, por është e nevojshme që t’i përmbushim veprimet që ju përgjigjen nevojave të jetës së tyre, të cilat janë shpirtërore, më përpara se ato ekonomike dhe materiale.
Këto qëllime janë shumë mirë të shprehura në Statutin e Shoqatës Qendra Social-Edukative “DON BOSKO”- Kosovë e regjistruar në Zyrën për OJQ-të në Prishtinë.
Në nenin 15 janë të përshkruara qëllimet e misionit të Qendrës “Don Bosko”:
- mbështetja për të rinjtë në fushën e edukimit, formimit, shkencës dhe kulturës;
- promovimi dhe zhvillimin i së mirës së përbashkët, duke formuar persona të lirë dhe të aftë për të ardhmen e tyre;
- promovimi i punës dhe mundësia për një jetë autonome të të rinjve dhe të rriturve, në drejtime edukative, arsim dhe formim profesional;
- promovimi dhe zhvillimin i kulturës së punës dhe aktiviteteve të hapura për punë;
- hapja ndaj solidaritetit, dialogut, tolerancës, paqës, afërsisë dhe shoqërisë me të gjithë njerëzit, pa dallim të kombësisë, racës, gjinisë, besimit, të cilësive fizike;
- promovimi dhe mbështetja e komunikimit dhe bashkëpunimit ndëretnik, ndërkulturor dhe ndërfetar me respekt të diveristeteve në shoqërinë kosovare.
Një shoqëri qytetare demokratike është e zhvilluar atëherë kur vendosë në qendër të saj personin dhe mbronë dinjitetin e tij, e aftë për të ndërtuar në brendësi të saj, burime dhe zhvillime, të bazuara mbi vlerat e së mirës së përbashkët, të solidaritetit dhe të subsidiaritetit.
Një shoqëri ka themele solide nëse di të garantojë punën për të gjithë. Puna është themeli mbi të cilin formohet jeta familjare, përfitohen mjete të jetesës për të gjithë dhe garantohet procesi edukativ dhe e ardhmja e fëmijëve.
Qëllimi i kësaj vepre të madhe edukative dhe profesionale është Bashkësia Edukative Pastorale (CEP) në të cilën komuniteti “salezian” është bërthama kryesore karizmatike. Ajo është familja e madhe e personave që edhe pse të ndryshëm dhe të veçantë e gjejnë veten të bashkuar rreth të njëjtit shpirt dhe të njëjtit projekt edukativ të Qendës “Don Bosko”. Kjo Bashkësi Edukative është e përbërë nga salezianët dhe laikët, nga profesorët dhe nxënësit, meshkujt dhe femrat të përkatësive të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore.
Don Dominik-Skender Qerimi (Kukeli), sdb
Don Dominik-Skender Qerimi (Kukeli), sdb (Salezian i Don Boskos), i lindur më 10. 09. 1971 në fshatin Janosh (Gjakovë).
Fëmijërinë e tij e kaloi në vendlindje dhe shkollën fillore e përfundoi në shkollën tetëvjeçare “Engjëll J. Gjoni” në Novosellë të ulët, gjatë viteve 1978-1986.
Në vitin shtator1986 filloi shkollën e mesme pranë Seminarit Salezian të Don Boskos në Rjekë (Kroaci), ku kreu “Gjimnazin Klasik” në vitet 1986-1991. Në vitin 1989-1991 kreu noviciatin (përgatitjen për jetë rregulltare) në Želimlje/Lubjanë (Slloveni) dhe më 11 gusht 1990 bëri Kushtet e para rregulltare në rregullin salezian të don Boskos.
Pas kryerjes së maturës, në vitin shkollorë 1991-1992 shërbeu si asistent/studim praktik, në famullinë e shën Andout në Prishtinë, i angazhuar në punën baritore veçanërisht me të rinj dhe studentë.
Vitin e dytë të asistencës (1992-1993) e kreu në Shkodër, në veprimtarinë e parë saleziane në Shqipëri, të filluar më 24 shtator 1992. Gjatë këtij viti, shërbimin kryesor e kishte punën baritore në famullinë e Berdicës, asistencën për seminaristë në Shkodër dhe në Oratorin-Qendrën Rinore të Shkodrës.
Në shtator të vitit 1993 filloi studimet e Filozofisë, pranë Universitetit Pontifik Salezian (UPS) në Romë, duke u diplomuar në po të njëjtin në qershor 1996.
Në tetor 1996 filloi studimet e Teologjisë, pranë Universitetit Pontifik Salezian (UPS) në Romë, duke u diplomuar në po të njëjtin në qershor 1999.
Më 10 shtator 1996 bëri kushtet e përjetshme pranë Kongregatës saleziane të Shën Françeskut të Sales-it. Në qershor 1999 u diplomua në po të njëjtin Universitet dhe më 26 qershor të po atij viti u shugurua diakon në kishën e Zemrës së Krishtit në Romë.
Vitin e diakonatit dhe vitin e parë të meshtarisë e kaloi në Shkodër si përgjegjës i Oratorit-Qendrës Rinore “Don Bosko”, dhe mësimdhënies (ligjërues) i lëndës “Liturgjia”, pranë Institutit Katekistik Kombëtarë në Shkodër.
Më 05 gusht 2000 u shugurua meshtar në kishën e shën Andout në Prishtinë dhe më 06 gusht kremtoi meshën e parën në famullinë e Lindjes së Zojës (Zojës së Vogël), në Bec.
Nga shtatori 2001, deri në shtator 2009, shërbeu në Qendrën don Bosko në Tiranë me detyrat që vijojnë:
– 2001-2002 si Përgjegjës i Oratorit-Qendrës Rinore; Ekonom i Qendrës; ligjërues i dy lëndëve (Dinamikë grupi dhe Teknikë animimi) në Shkollën “Don Bosko”;
– 2002-2005 me detyrën e Përgjegjësit të Oratorit-Qendrës Rinore; famullitar i famullisë Zoja Ndihmëtare në Tiranë; ligjërues i lëndës Dinamikë grupi dhe Etikë në Shkollën Don Bosko; Përgjegjës i Zyrës për përkthime pranë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë;
– 2005-2009 me detyrën e Drejtorit/Eprorit të Qendrës “Don Bosko” në Tiranë; famullitar i famullisë Zoja Ndihmëtare; ligjërues i lëndës Etikë; Përgjegjës i Zyrës për përkthime pranë KISH-së;
– Nga viti 2002 deri në viti 2009, ka filluar dhe ka udhëhequr aktivitetin e Qendrës Ditore në Tiranë, një qendër që ka trajtuar rreth 90 fëmijë që kishin braktisur shkollën apo ishin në vështirësi të ndjekjes së procesit mësimor (shumica e etnisë rome);
Nga nëntori 2009 – 2013 studioi në Fakultetin e Edukimit në Gjilan, dega Histori-Edukatë qytetare, ku edhe diplomoi në qershor të vitit 2013.
Nga tetori 2013 deri në qershor 2014 studioi në Fakultetin e Filozofisë, departamenti Histori, ku edhe përfundoi të gjitha provimet përkatëse duke mbrojtur temën e diplomës Master, më 10 qershor 2014.
Në shtator 2009, bashkë me don Oreste Valle, fillojë veprimtarinë e re në Gjilan, duke hapur “Qendrën Edukativo-Sociale – Don Bosko”. Nga 1 tetori 2009 – deri më 20 gusht 2019 Drejtor/përgjegjës i Qendrës Edukativo-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, dhe respektivisht Drejtor i Kolegjit “Don Bosko”; njëkohësisht është mësimdhënës i lëndëve Etikë, Gjuhë latine, Filozofi dhe Rregullat e mirësjelljes shoqërore, prenë të njëjtës shkollë.
Nga viti 2014 vazhdon të ligjërojë i lëndën “Historia e Kishës universale” dhe “Historia e Kishës ndër shqiptar”, pranë Shkollës Katekistike të Administraturës apostolike të Kosovës.
Nga viti 1992-2006 pjesën më të madhe të kohës jashtë-shkollore u mor me përkthime të më shumë se 20 titujve mes të cilëve: “Të gjithë më duan, vetëm babai jo”; “Leximet liturgjike” (5 vëllime) dhe “Liturgjia e Orëve” (4 vëllime).
Gjuhë të huaja: – shumë mirë: Italisht, Serbo/Kroatisht, Sllovenisht, Anglisht; – mesatarisht: Latinisht dhe Gjermanisht;
Nga 20 gusht 2019, drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë.