Kongregata Saleziane e Don Boskossdb-logo2

Kongregata Saleziane ka një shtrirje botërore. Ajo është e pranishme në 132 shtete të botës dhe është e organizuar në këtë mënyrë: 9 Rajone, 86 Inspektori dhe më shumë se 2000 Bashkësi Vendore. 

 

logo-imeInspektoria e Italisë së Jugut

Inspektoria nënkupton një Bashkësi më të gjerë e cila përmbledhë shumë Bashkësi Saleziane vendore. Ajo promovon në një përmbledhje juridike, në jetë dhe në mision të Kongregatës të disa Bashkësive Vendore të Kongregatës Saleziane. Bashkësia Saleziane e Prishtinës bën pjesë në Inspektorinë Saleziane të Italisë së Jugut, e cila mbulon rajonet Kampania, Bazilikata, Kalabria dhe Pulja, po ashtu Shqipërinë, Kosovën dhe Zyrihun. Ajo ka Selinë në Napoli të Italisë dhe është e udhëhequr dhe e animuar nga Inspektori dhe Këshilli i tij. Informatat më të hollësishme mbi INSPEKTORINË E ITALISË SË JUGUT mund t’i merrni në WEB-sitin e saj: www.donboscoalsud.it 

 

ImeBashkësia Saleziane e Prishtinës

Bashkësia rregulltare e Prishtinës është pjesë juridike e Inpektorisë së Napolit. Ajo mban një shkëmbim dhe lidhje të vazhdueshme edhe me Kolegjin Don Bosko në Gjilan dhe Qendrat Don Bosko në Tiranë dh Shkodër. Duke qenë një komb, një kulturë dhe një gjuhë Shqipëria dhe Kosova Saleziane përbëjnë një përvojë veprimi dhe bashkë ndarjeje e cila pasuron akoma më shumë veprimin në territor. Bashkësia Saleziane e Prishtinës është e përbërë prej tre anëtarësh. Që të tre Salezian Meshtarë. 

Don Izidor Lukic      Epror i Bashkësisë dhe Drejtori i QSE Don Bosko 

Don Tomë Mihaj      Zëvendës Drejtor i bashkësisë dhe QSE Don Bosko dhe Delegat për Shoqatën Salezianët Bashkëveprues 

Don Pavlin Zefi       Ekonom, Përgjegjës për Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët dhe përgjegjës i Oratorit – Qendra Rinore