Pas një loje dramatike në palestrën e QSE Don Bosko në Prishtinë, ku skuadra e “Don Boskos” udhëhoqi gjatë gjithë takimit deri në minutën e 36 të lojës ku erdhi edhe deri te barazimi, ku skuadra e mysafire Istogu ishin me të vëmendshëm dhe u treguan më me përvojë ndaj djelmoshave tanë shume të rinj në moshë dhe si rezultat humbëm nga duart fitoren. Por kjo lojë ishte shumë shpresëdhënëse sepse dita ditës po nxjerrim lojtarë të rinj, qellim ky edhe i Akademisë dhe klubit Don Bosko. Pas lojës trajneri V.Spaqi në zhveshtore ju tha djelmoshave, se këtë loje e llogarite si fitore sepse ata nuk kursyen as atomin e fundit nga vetja dhe kërkoi ta mbajnë kokën larte sepse kanë luajtur kundër skuadrës më të mirë në ligën ku garojmë ne.
Ne fund loja u përmbyll me 5 pikë epërsi në të mirë të KB “Istogu”
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 01/12/2017