Për nder të festës së 28 nëntorit nxënësit e SHML “Don Bosko” organizuan një program modest, por mjaft domethënës. Në program u përfshi ngritja e flamurit, në nder të nentorëve historikë, që e karakterizojnë historinë e kombit shqiptar, pastaj një kronologji e historisë së ngritjes së flamurit ndër vite, një recital dhe një aheng.

Programi i realizuar nga nxënësit në bashkëpunim me profesorët e kësaj shkolle  kishte edhe shume aktivitete tjera dhe atmosfera festive ndjehej gjithandej.

Urime 28 Nëntori, nga Shkolla e Mesme e Lartë “Don Bosko”!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 27/11/2018