Rrugëtimit tre vjeçar i erdhi fundi, fund ky i cili u kurorëzua me diplomimin e maturantëve tanë.
Sot në QSE “Don Bosko” ishte festë e dyfishtë. Ishte Dita e Falënderimit dhe Diplomimi i Maturantëve tanë. Përveç falënderimeve të shumta për një vit shkollor që lamë pas, vit i cili ishte me shumë begati, ne përcollëm maturantët tanë me një festë madhështore të organizuar enkas për ta.
Ishte kjo feste ku kurorëzoheshin tre vitet e rrugëtimit të tyre, rrugëtim ky i cili nuk ishte i lehtë, por ishte një rrugëtim i bërë me shumë dashuri dhe kënaqësi.
Në fytyrat e secilit maturant shihej gëzimi sepse ata nga sot nisin një rrugëtim të ri, rrugëtim ky i cili do t’i definoj hapat e zhvillimit të tyre jetësor.
Gjatë kësaj feste u dhanë shumë falënderime por edhe shpërblime për nxënësit e dalluar në aktivitete sportive, shkencore dhe kulturore.
Të gjithë ata që kishin treguar sukses gjatë këtij viti shkollor u shpërblyen me mirënjohje dhe libra.
Për maturantët tanë u dhurua pergamena dhe kartela e ish nxënësit, po ashtu për maturantët më të dalluar u dhurua mirënjohje dhe medalja e artë.
Krejt në fund, ne i urojmë përzemërsisht maturantët tanë dhe u themi atyre që sa herë që të keni nevojë për Ne, “Don Bosko” do t’i ketë dyert e hapura për ju sa të ketë jetë e mot.
Urime urime urime…!
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë Publikuar më: 09/06/2017