Përmbyllja e aktiviteteve shkollore kulmoi me Festën e Falënderimit. Festë kjo e cila ngërthen në vete të gjitha të arriturat e nxënësve tanë.
Ishte kjo një festë e organizuar me finesë deri në detajin e fundit, ku organizatorët kanë menduar që të sjellin një laramani aktivitetesh.
Festa filloi me interpretimin e Himnit Kombëtar dhe atij të Kosovës, të cilat nxënësit tanë e intonuan me shumë emocion.
Pas interpretimit të himneve, radha i erdhi atyre për të cilët ishte përgatitur kjo festë, maturantëve tanë. Nën tingujt e muzikës dhe nën brohoritjet e nxënësve, zëvendës drejtori Don Tomë Mihaj prezantoi maturantët e gjeneratës 2017/18.
Pas hyrjes së maturanteve radhën e kishte fjalimi i drejtorit të qendrës Don Izidor Lukic, i cili ju drejtua maturanteve me urimet më të përzemërta. I falënderoi që ishin pjesë e shkollës sonë për 3 vite si dhe i uroj ata për sukseset që do t’i arrijnë në të ardhmen.
Pas tij fjalë rasti patën edhe prorektori i Universitetit “Hasan Prishtina” z. Naser Sahiti, përfaqësuesi i KFOR-it dhe komandanti i Karabinierëve. Që të tre përgëzuan qendrën për organizimin dhe punën që bën shkolla jonë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Në këtë festa u ndanë edhe shumë mirënjohje e shpërblime, siç ishin ato të Ditës së Shkencës, Garës në Pikturë, Garës në Ese, nxënësit më të dalluar, si dhe ju dhanë medalje nxënësve që tri vitet i kaluan me notën mesatare 5.00.
Madhështinë e kësaj feste e sollën edhe gjenerata e parë e semimaturantëve të cilët janë krenaria jonë. Gjë të cilën e dëshmuan edhe në testin e arritshmërisë të cilin e kaluan 100%.
Në i urojmë të gjithë semimaturantët dhe maturantët tanë. Ju dëshirojmë suksese atyre në rrugëtimin e jetës së tyre dhe i sigurojmë ata që “Don Boko” do të jetë përherë streha e tyre sa që ata të kenë nevojë.
Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë , Shkolla e Mesme e Ulët Publikuar më: 09/06/2018