Ashtu si edhe viteve paraprake, edhe këtë vit, nën organizimin e QSE ‘Don Bosko’, respektivisht Komisionit të Sportit, ka filluar turniri i sporteve, ku përfshihen futbolli, basketbolli dhe volejbolli.
Në këtë garë, që ka filluar dje me futbollin, morën pjesë katër shkolla gjimnaziste,si : QSE ‘Don Bosko” nga Prishtina, QSE ‘Don Bosko’ nga Gjilani, ‘American School of Kosova’ poashtu nga Prishtina dhe ‘Bau Academy’, poashtu nga Prishtina.
Kompeticioni nisi dje me përballjen e QSE ‘Don Bosko’ nga Prishtina dhe QSE ‘Don Bosko’ nga Gjilani, ku fitues doli ekipi i ‘Don Bosko’ nga Prishtina, për të vazhduar me përballjen e dy shkollave të tjera, ‘American School of Kosova’ vs ‘Bau Academy’. Nga loja e dytë fituese doli ‘American School of Kosova”, për t`i siguruar vetvetës kalimin në finale.
Kurse sot në finale ‘ASK’ u ballafaqua me QSE ‘Don Bosko’, poashtu finalist nga shkolla simotër e Gjilanit. Pas një loje mjaft interesante, plot momente emocionuese që dhanë spektakël për shikuesit e pranishëm, minutazha e rregullt përfundoi pa fitues. Situatë kjo që i çoi të dy ekipet në ekzekutim të penalltive, të cilat poashtu kishin vazhdime, e që i mbanin nën ethe të vazhdueshme shikuesit, por edhe lojtarët, të cilët e dhanë maksimumin në fushë. Në fund, fituese e kësaj loje ishte ‘American School of Kosova’, të cilën e përgëzojmë për lojën dhe fitoren.
Nesër garat vazhdojnë në basketboll, për të vazhduar më tutje me volejboll.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 23/01/2020