Gjatë këtyre tri javëve në shkollën tonë, u mbajt turniri në futboll të vogël mes nxënësve të klasave te X, XI, XII.

Mbarëvajtja e këtij turniri ishte në nivel maksimal qoftë për nga ana e lojëve po ashtu edhe sjelljeve të lojtarëve në fushë duke konsideruar që ky turnir ka edhe karakter edukativ dhe shoqërues mes gjeneratave.

Pas shumë lojëve të forta dhe atraktive, në finale arritën klasa X/A dhe klasa XI/C.

Finalja u karakterizua nga një lojë e bukur, atraktive dhe me shumë raste shënimi.

Gjithsesi në sport njëri ekip duhet të triumfojë, andaj kësaj radhe fitues ishin klasa X/A të cilët fituan ndeshjen me rezultat 1:0.

Urojmë për fitoren klasën e X/A dhe ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme.

Një falënderim i shkon drejtorit të qendrës Don Izidor Llukic dhe profesorit Valentin Spaqi të cilat e organizuan dhe kontribuuan me profesionalizmin e tyre në këtë turnir.


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 19/10/2016