Aktivitetet në kuadër të Javës së Don Boskos sot vazhduan me garën letrare për ese.

Tashmë kjo garë është bërë tradicionale në të cilën marrin pjesë shumë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të Prishtinës.

Kësaj radhe pjesëmarrës ishin 80 garues të cilët garuan për esenë më të mirë.

Fillimisht në sallën multimediale, atyre ju uruan mirëseardhje drejtori Don Izidor Lukic dhe zëvëndës drejtori Don Tomë Mihaj, të cilët ju dëshiruan suksese në këtë garë.

Tema e zgjedhur për këtë vit korrespondoi me 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Tema ishte:
<<Gjergj Kastrioti Skënderbeu: Shembull i vetëdijes dhe i dashurisë ndaj kombit dhe vizionar i kulturës evropiane>>

Fituesi do të shpallet në ditën e organizimit të Tryezës së Rrumbullakët me datë 7 shkurt 2018 ora 12:00.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 01/02/2018