Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, QSE “Don Bosko” në Prishtinë uron të gjithë qytetarët e Kosovës.

Duke pasur parasysh rrethanat historike dhe sublimimin e gjeneratave të tëra për të arritur deri tek kjo ditë, nga zemra u jemi mirënjohës dhe falënderues të gjithë atyre djemve dhe vajzave që nuk kursyen jetën për të ardhur deri në këtë ditë.

Një falënderim i veçantë edhe për miqtë ndërkombëtar që kontribuuan për shtetësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të na mbështesin.

Tani Ne si shoqëri e kemi obligim ta ndërtojmë Kosovën mbi vlera të mirëfillta, duke krijuar breza të rinjsh, të edukuar dhe arsimuar mirë, të cilët do ta ndërtojnë këtë Shtet, gjë për të cilën QSE “Don Bosko” angazhohet vazhdimisht.

Urime Kosovë! Festofsh edhe shumë përvjetorë të tjerë!

Me respekt Drejtori i QSE “Don Bosko”
Don Dominik Skender Qerimi


Category: Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 17/02/2022