Qendra Social Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, ua uron festen e Flamurit të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mbarë shqiptarëve!

Nëntori historikisht për Shqiptarët ka qenë muaji i zhvillimeve të rëndësishme, qysh nga nëntori i parë i Gjergj Kastriotit, duke vijuar me nëntorin e dytë të Ismail Qemailit, daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së komandantit tonë legjendar Adem Jashari.

Edhe pse ky vit do të mbahet mend si vit i izolim mbarë botëror shkaku i COVID-19, kjo nuk do të thotë se duhet të dekurajohemi, përkundrazi duhet të na gjejë më të fortë, më ta bashkuar dhe më optimist se kurrë më parë!

Andaj në emër të drejtorit të Qendrës “Don Bosko”, Don Dominik Skender Qerimi dhe Bashkësisë Saleziane,

GËZUAR DITËN E FLAMURIT!


Category: Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 27/11/2020