Qendra Social Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, ua uron festen e Flamurit të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mbarë shqiptarëve!
Nëntori historikisht për Shqiptarët ka qenë muaji i zhvillimeve të rëndësishme, qysh nga nëntori i parë i Gjergj Kastriotit, duke vijuar me nëntorin e dytë të Ismail Qemailit, daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së komandantit tonë legjendar Adem Jashari.
Andaj në emër të drejtorit të Qendrës “Don Bosko”, Don Izidor Lukic, urojmë që festat e nëntorit të na gjejnë gjithmonë të bashkuar në të mirë të kombit tonë.
URIME…!
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 28/11/2018