Sot, më 31 janar “Don Bosko” shënon Ditës e Shkollës, ditë kjo e cila përkon me datën e vdekjes së themeluesit të Kongregatës Saleziane, Shën Gjon Bosko.

Don Bosko i njohur për veprimtarinë e tij dhe afërsinë me të rinjtë, kishte gjithmonë për zemër që çdo festë të jetë moment bashkimi i të rinjve ku ata do të kalonin qaste të bukura festive.

Kjo traditë është ruajtur edhe në ditës e sotme ku të gjitha Qendrat “Don Bosko” në mbarë botën, por edhe Qendra jonë në Prishtine ditën e sotme e feston me programe te ndryshme kulturo artistike.

Fatkeqësisht ky vit doli te jetë më ndryshe shkaku i pandemisë e cila shume aktivitete i ka ndaluar. Por, kjo nuk do të thotë se me zemër e me mendje nuk festojmë. Ne sestojmë dhe e kujtojmë themeluesin tonë, si dhe ndjekim rrugën e trasuar nga Ai.

Andaj, në emër të drejtorit të shkollës don Dominik Qerimi dhe Bashkësisë Saleziane, urojmë të gjithë, nxënësit, mësimdhënësit dhe miqtë e “Don Boskos”. Urojmë që festat e radhës të na gjejnë në situata më të mira dhe të kemi mundësi të festojmë e të bashkohemi në momente gëzimi

GËZUAR


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 31/01/2021