Ju nxënës fort të dashur, prindërve dhe familjarëve tuaj; të gjithë punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të QSE “Don Bosko”; të gjithë miqve dhe bamirësve tanë; të gjithë njerëzve vullnetmirë dhe të gjithë njerëzve në botë: GËZUAR FESTËN E KRISHTLINDJES dhe VITIN E RI 2021!

Krishtlindja, për të gjithë ata që e kremtojnë/festojnë atë, është kremtimi i JETËS dhe DASHURISË që ZOTI ka për krijesat e tija, në veçanti për njeriun.

Ndërrimi i motmoteve, përveç se natë feste dhe gëzimi, qoftë edhe rast për të FALËNDËRUAR Zotin/Jetën për çdo gjë që na ka dhënë në 365 ditët e vitit 2020; për të kërkuar FALJE për çdo gabim që kemi bërë me dëshirën dhe vendosmërinë që të mos i përsërisim më ato; dhe për t’i kërkuar NDIHMËN dhe BEKIMIN për 365 ditët që na presin në vitin 2021!

Gëzuar të gjithëve dhe Zoti ju bekoftë! (don Dominiku, don Toma dhe don Gjoni)


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 24/12/2020