Qendra Social- Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, bashkëndjenë dhe ndanë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, në rastin e fatkeqësisë së ndodhur mëngjesin e djeshëm.

Termeti i shkaktuar atje ka ndikuar thellë në zemrat e secilit prej nesh dhe kjo ka bërë që sot, me datë 27/11/2019, ditë e merkurë, drejtori i QSE “Don Bosko”, don Dominik- Skender Qerimi, të mbajë një fjalim mjaft prekës dhe domethënës para nxënsve dhe stafit të shkollës. Ai shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave të shkaktuara gjatë termetit dhe në nder të tyre u mbajt një minutë heshtje nga e gjithë shkolla.

Pas kësaj, drejtori tha se QSE “Don Bosko” do të organizohet për t`ju dalë në ndihmë familjeve të prekura, në shenjë solidariteti dhe ndjenje vëllazërore.

Gjithashtu, ai kumtoi se të gjitha programet kulturore të parapara për festën e 28 Nëntorit janë anuluar, në shenjë respekti.

Në fund fare, ai lëshoi flamurin kombëtar në gjysmë shtizë, në këtë ditë zie, për të nderuar dhe kujtuar viktimat dhe të lenduarit, gjihmonë duke rikujtuar se dhimbja dhe humbja e tyre është gjithashtu dhimbje e humbje edhe për neve.

QSE “Don Bosko”ndanë dhimbjen me ta dhe  ju shprehë ngushëllime familjeve, të cilat kane humbur bijtë dhe bijat e tyre në këtë fatkeqësi!


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 27/11/2019