Në praninë e stafit të QSE “Don Bosko”, Këshillit të prindërve dhe mysafirëve tjerë, sot, u bë inaugurimi i dy laboratorëve të reja, Biologjisë dhe Kimisë.
Këto dy laboratore u ndërtuan me financimin e Kompanisë “Leonardo”, kompani kjo lidere në fushën e prodhimit të pajisjeve ushtarake.
Ne fjalën e tij, drejtori Don Domenik Skender Qerimi, e falënderoi kompaninë “Leonardo” për gatishmërinë e tyre që të financoi një projekt i cili kontribuon drejtpërdrejt në të mirën e nxënësve.
Më tutje Ai shtoi se tani Shkolla jonë po kompleton infrastrukturën shkollore dhe pas investimit në 6 laboratore të informatikës, ky investim përmbushë objektivin për një shkollë model në infrastrukture dhe në cilësi.
Tanimë Shkolla jonë posedon 7 laboratore te informatikës dhe telekomunikacionit, 1 laborator të elektronikës, 1 laborator të instalimeve elektrike dhe së fundi laboratorët e biologjisë dhe kimisë.
Falënderojmë kompaninë “Leonardo” për donacionin e tyre dhe zotohemi se ato laboratore do të jenë në shërbim të nxënësve me qëllim te ngritjes profesionale të tyre.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 24/11/2021