Të dashur maturantë,

ju njoftojmë se Testi i Maturës Shtetërore për nxënësit e Shkollës tonë do të mbahet në shkollën  “Xhemal Mustafa” në Prishtinë.

Kandidatëve u lejohet të:

1. Të kenë me vete letërnjoftimin dhe fletëparaqitjen e provimit
2. Të hyjnë brenda në kohë të caktuar
3. Të sistemohen sipas udhëzimeve të administruesve
4. Të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat në fletëpërgjigje
5. Të kenë me vete një Laps HB.
6. Të kenë me vete fletëparaqitjen e provimit

 

Kandidatëve nuk u lejohet të:

1. Vonohen në provim
2. Kenë celular apo ndonjë mjet tjetër për komunikim gjatë testimit
3. Ndërrojnë vend pa lejen e administruesit
4. Kopjojnë në asnjë formë
5. Pëshpëritin apo komunikojnë me të tjerët
6. Pengojnë të tjerët gjatë kohës së testimit.

 

Të gjithë nxënësit të jenë prezent në qendër duke filluar nga ora 9:00.

Urojmë që nxënësit tanë në testin e Maturës Shtetërore të shënojnë rezultate të larta dhe njëherit të jemi shembull për të mirë, për tërë këtë proces.

Suksese!


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Liceu Elektroteknik , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 22/06/2021