Urimet më të përzemërta për Inspektorin e ri At Angelo Santorsola i cili u emërua Inspektor për Italinë e Jugut për një mandat gjashtë vjeçar duke filluar nga muaji shtator.

Don Angelo Santorsola ishte një misionar dhe animator i Inspektorisë sonë, mësues në periudhën e rishtarisë në Genzano dhe përfaqësues Vikar i Inspektorisë. Aktualisht është drejtor i shtëpisë në Napoli-Vomero.

Qendra Don Bosko në Prishtinë, bashkëvëllezërit Salezian i japin urimet më të përzemërta Inspektorit të ri, i urojnë shëndet dhe punë të mbarë në detyrën e re.

QSE DON BOSKO, PRISHTINË


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 25/01/2017