Në vazhdën e aktiviteteve që po organizohen për nder të Javës së Don Boskos, sot u mbajt loja finale në volejboll për femra.
Në lojën finale arritën shkolla “British School of Kosova” si dhe “Don Bosko” – Prishtinë.
Fitues doli “QSE Don Bosko” me rezultat 2:1 në sete.
Lojtaret e të dyjave ekipeve dhanë një lojë shumë të bukur ku shpesh herë tifozët ngriheshin në brohoritje në përkrahje të Shkollave te tyre.
Më këtë finale përfundoi olimpiada e turneve dhe tani radhën e kanë aktivitetet kulturore ku më datë 5 shkurt 2020 mbahet tryeza e rrumbullakët e cila trajton “Rrolin e mediave në shoqërinë tonë”.
Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme Publikuar më: 29/01/2020