Tashmë çdo vit në Qendrën tonë është bërë traditë organizimi i Javës së  Solidaritetit së bashku me nxënësit tanë. Javë kjo kur nxënësit tanë organizohen të përgatisin ushqime dhe ëmbëlsira të ndryshme, dhurojnë rroba dhe ushqime elementare për familjet e varfëra të rrethinës sonë me rastin e festave të fundvitit. Ky organizim këtë vit u mbajt në dy ditë në data 13 dhe 14 dhjetor 2018.

ME DASHURI PËR BAMIRËSI,

ky ishte slogani ynë për këtë vit, sigurisht mbase nuk mund të bëjmë shumë ,por mund të bëjmë pak  me dashuri të madhe .


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme

Publikuar më: 14/12/2018