QSE “DON BOSKO” NË PRISHTINË

Publikon këtë – K O N K U R S – SHPALLJE

Për plotësimin e  vendeve të lira të punës për këtë vit shkollor

 

  1. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Sociologjisë  – Part-time –10 orë mësimore në SHML, për kohë të caktuar, prej 03.02.2025 deri më 30.06.2025;
  2. Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut, – Part-time –12 orë mësimore në SHML dhe SHMU, për kohë të caktuar, prej 13.01.2025 deri më 30.06.2025;

 

Kushtet e punësimit: Për këto vende pune kërkohet përgatitja  adekuate  profesionale në bazë të Nenit 35, paragrafit 8, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, me Nr. 04/L-032 dhe Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për  Normativin  mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm,

 

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:

– CV-në e kompletuar;
– Kopje të letërnjoftimit;

– Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti (kopje të noterizuar);
– Certifikatën e trajnimeve të kryera (nëse keni);

– Vërtetimin mbi përvojën e punës (nëse keni);

– Preferohet njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht);

 

Formularin (shkarko formularin) e plotësuar mund ta dërgoni edhe përmes E-malit: [email protected].

Afati për konkurrim është deri më 11.01.2025

Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse, ose të përafërt.

                                                                                                             Drejtori,

                                                                                                                    Don Dominik Kukeli


Category: Gjimnazi i Përgjithshëm , Lajmet , Shkolla e Mesme e Ulët

Publikuar më: 05/01/2025