Për të përmbyllur aktivitetet e Lojërave Verore 2016, Oratori “Don Bosko” organizoi kampin shkollor, në bregdetin shqiptar, për Animatorët e Oratorit. Ata që për katër javë animuan qindra fëmijë meritonin pak ralax. Puna dhe përkushtimi i palodhshëm, të koordinuar nga Don Pavlin Zefi, bënë që verën ta kalojnë ndryshe shumë fëmijë të qytetit tonë. Kampi u mbajt më 19-22 korrik 2016 në bregdetin e Shëngjinit, Shqipëri.


Category: Lajmet , Ngjarjet e Rëndësishme , Qendra "Don Bosko" - Prishtinë

Publikuar më: 23/07/2016